E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e fortë të Nën Sekretares së Shtetit, Victoria Nuland
Lajme

Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e fortë të Nën Sekretares së Shtetit, Victoria Nuland

Jo kërcënimet dhe lufta, por diplomacia “është alternativa më e mirë për t’u siguruar që Europa, përfshirë Rusinë, të jetë më e qëndrueshme dhe më e sigurtë”.

Ky është mesazhi i fortë i Nën Sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland. Deklaratën e saj e ka shpërndarë në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka veçuar dhe theksuar mesazhin e Nën Sekretares, ku thuhet se përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar.

Në lidhje me tensionet e krijuara mes Rusisë dhe Ukrainës, Nën Sekretarja thotë se “ka ardhur koha t’a themi qartë: Ukraina nuk është agresori”.

MESAZHI I PLOTE QE KA VECUAR AMBASADA AMERIKANE NGA FJALA E VICTORIA NULAND

“Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar… Ka ardhur koha t’a themi qartë: Ukraina nuk është agresori.

NATO është një aleancë mbrojtëse, synimi i së cilës është të mbrojë anëtarët e saj dhe pa asnjë qëllim për të kërcënuar Rusinë. Diplomacia është alternativa më e mirë për t’u siguruar që Europa, përfshirë Rusinë, të jetë më e qëndrueshme dhe më e sigurtë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.