E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do kemi mbyllje të shkollave pas rritjes së infektimeve në vend? Ja përgjigja e kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve
Lajme

A do kemi mbyllje të shkollave pas rritjes së infektimeve në vend? Ja përgjigja e kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve

Edhe pse vendi ka hyrë në një valë të re të pandemisë me shifra infektimesh të shtuara si pasojë e dy varianteve që po qarkullojnë, Delta, Omicron dhe virusit të grupit, shkollat nuk shihen si vatra apo rrezik për shtimin e rasteve dhe infektimeve nga koronavirusi.

Kështu ka bërë me dije sot kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen ku u bënë të ditur detaje për situatën epidemiologjike në vend. 

Masat që janë në fuqi nuk ndryshojnë dhe për mësimin në shkolla, do të vijohet njësoj si deri më sot. Rakacolli theksoi se ndryshimet do të vijnë në varësi të treguesve epidemiologjikë.

“Sot për sot indikatorët epidemiologjikë nuk këshillojnë mbyllje të mësimit.
Këto janë rekomandime dhe të ekspertëve të OBSH që në këtë situatë nuk rekomandohet mbyllja e shkollave por si gjithë masat e tjera do shikohen në lidhje me dinamikën e situatës epidemiologjike”, tha Rakacolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.