E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbështetësit e Berishës ikin nga Kuvendi, Noka: PD-në e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit
Politikë

Mbështetësit e Berishës ikin nga Kuvendi, Noka: PD-në e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit

Pas një serie debatesh në sallën e Kuvendit, mbështetësit e Sali Berishës në PD dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, janë larguar nga seanca plenare.

Nga ana tjetër edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte pjesëmarrës në këtë seanca, pavarësisht se më herët kishte njoftuar se do të ishte i pranishëm.

Nga jashtë sallës së Kuvendit, deputeti Flamur Noka ka mbajtur edhe një prononcim për mediat ku është shprehur se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi që përfaqëson PD-në në çdo institucion.

“PD është e gatshme në çdo moment për zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Çdo institucion po informohet që PD-në me mandate të kuvendit e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit. Shoqatën e bravave dhe të shulit nuk e njohim. Ne po flasim për një demokraci, jo për diktaturë. Pengu mund të japë vulën me qira, dhe pengmarrësi mund të vulosë në emër të tij. Demokratët njohin vetëm institucionet e votuara me votë të lirë”- tha ai.

Pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 mbështetësve të tij nga partia si edhe për pezullimin e disa të tjerëve, PD informoi Kuvendin për konfigurimin e ri të grupit parlamentar. Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit njoftoi Kuvendin për shkarkimin e Bashës, dhe se vendimet që merren prej tij janë të pavlefshme për ta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.