PD sulmon Berishën: Gënjeshtar ordiner, shpifi për gruan e Bashës
Zyra e shtypit të PD-së ka shpërndarë një deklaratë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha duke hedhur poshtë akuzat që ai ka bërë një ditë më parë në adresë të bashkëshortes së kryedemokratit Lulzim Basha.
Në reagimin e tyre PD e cilësoi si shpifje këto deklarata, duke theksuar se Berisha është non-grata së bashku me familjen e tij.
“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD.
Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”, thuhet në reagimin e PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



