FOTO/ Atentat pronarit të shkollës private? Si u shpëtoi plumbave Lulëzim Masha, autori iku në këmbë
Lulëzim Masha 63 vjeç administratori i një shkolle private në Tiranë, është qëlluar me armë zjari teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij, tip “Benz”.
Një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip ‘Benz’ që Masha ishte duke udhëtuar i vetëm.
Autori ende i paidentifikuar është larguar në këmbë dhe është shpallur në kërkim. Ende është paqartë nëse kemi të bëjmë me një atentat.
Polica ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



