Basha ndan videon me demokratët e degës 7 : “PD nuk është strehë e së kaluarës”
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar takimet me demokratët në terren.
Duke publikuar një video nga takimi me demokratët e Njësisë 7 në Tiranë, Basha shkruan se ata kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës.
“Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”- shkruan ai.
Postimi i plotë: Basha ndan videon me demokratët e degës 7: PD nuk është strehë e së kaluarës, bashkohemi përmes vlerave me ata që duan të kontribuojnë me zemër për një të ardhme më të mirë Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



