Taksa e përkohshme dhe vjedhja e përhershme e Erion Veliajt
Çdo muaj taksapaguesit shqiptarë paguajnë një taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore, por duket se taksa e përkohshme nuk është gjë tjetër veçse vjedhje e përhershme, pasi investimet në infrastrukturën arsimore nuk shfaqen kund.
Për shkak të motit të ftohtë është pezulluar mësimi në shkolla. Paradoksalisht imazhi i kryebashkiakut punëtor që na serviret pa ndalim në media dhe në rrjete sociale nga ithtarët e tij, shkërrmoqet sapo vjen i ftohti. Duket se shkollat shërbejnë si shtëpi pushimi në zona bregdetare. Ofrojnë dije veçse në sezonin e vjeshtës dhe atë të pranverës. Gjatë dimrit janë mbyllur.
Post Scriptum- Çiftet që mbjellin pemë me Veliajn bashkë me fëmijët e tyre, a ia bëjnë ndonjëherë pyetjen vetes se ku shkon taksa e përkohshme për infrastrukturën shtetërore?!
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



