E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, miku i Çapjave të Elbasanit
Lajme

Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, miku i Çapjave të Elbasanit

Ekzekutohet me armë zjarri një tjetër shqiptar në Belgjikë. Mediat raportojnë se Bledar Muça ka mbetur viktimë e atentatit të ndodhur në qytetin e Antëerp. Ai njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapes. Pak kohë më parë Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan.

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.