Yuri Kim takim me Lulzim Bashën: Opozita e fortë përpara…
Kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja Kim, e cila tregon gjithashtu edhe temat e diskutimit.
Mësohet se në takimin mes tyre është diskutuar për çështje të ndryshme, të tilla si lufta ndaj korrupsionit dhe investimet amerikane në Shqipëri.
“Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë përpara është thelbësore për demokracinë”.- shkruan Kim në rrjetet sociale
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



