Tritoli në banesën e Armand Dukës, biznesmeni 34-vjeçar njihet sot me masën e sigurisë, boshatiset Gjykata
Autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka ka dalë sot para Gjykatës në Durrës për masën e sigurisë.
Prokuroria e Rrethit ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj. Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura, nën masa të rrepta sigurie, pasi Gjykata është boshatisur nga brenda dhe dyert e jashtme janë të mbyllura.
Hasanaj rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe dyshimet janë se 34-vjeçari është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.
Prokuroria e rrethit mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin, dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



