E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roland Bejko u caktua nga Lulzim Basha si drejtues Politik i Gjirokastrës, Dasho Aliko e akuzon: Ka shkallmuar dyert e PD
Lajme

Roland Bejko u caktua nga Lulzim Basha si drejtues Politik i Gjirokastrës, Dasho Aliko e akuzon: Ka shkallmuar dyert e PD

Dasho Aliko ka deklaruar se janë shkatërruar dyert e Partisë Demokratike në Gjirokastës. Sipas tij, ky veprim është kryer nga drejtuesi politik për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko i cili nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre pesonave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkallmuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.