Primaret/ Demokratët e Durrësit zgjedhin Ardian Mukën, shkon në garën për kryetar bashkie
Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në Durrës.
Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali.
Nga numërimi i votave të anëtarësisë së PD në Dibër, primaret janë fituar nga Premtim Kryemadhi i cili ka marrë 424 vota.
Kandidatët e tjerë kanë marrë përkatësisht, Behar Dema 158 vota dhe Dafina Muda ka 121 vota.
Më heret deputeti i PD Kreshnik Çollaku shkruante :Te votosh e te besh sikur voton jane gjera te ndryshme.
Meqe thone se po votohet ne primare,(eshte mesdite ora 14.52,dhe votimi nuk ka mbaruar dhe aq me pak numeruar) po them emrat e fituesve te paracaktuar.Ne Shkoder Bardhi,ne Diber Premtim,ne Durres Ardiani…
Në fakt rezulton se Ardiani dhe Bardhi u zgjodhen kandidatë të grupit të Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



