E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çeshtje strategjie dhe jo komisioneresh !
Lajme

Çeshtje strategjie dhe jo komisioneresh !

Debatin rreth koalicionit me LSI, shume demokrate po e trajtojne si nje ceshtje teknike, thjesht si mundesi rregjistrimi apo komisioneresh per zgjedhjet e 6 marsit.

Nese do ishte kaq e thjeshte , llogjikisht s’do kishte vend per ndonje shqetesim te madh.

Ne fakt situata eshte krejt ndryshe, eshte ç¹eshtja e percaktimit te strategjise opozitare te se ardhmes.

Me thjeshte jemi para 2 rrugeve:

– te krijojme nje front pragmatist me LSI

– te ndjekim rrugen e premtuar ne foltore per rithemelimin e PD dhe frymen konservatore.

Ne rrugen e pare pragmatiste do arrinim maximumi nje mbledhje votash PD+LSI 650+100= 750 mije vota, me pak se PS.

Rruga e dyte eshte nje rruge me e veshtire por qe ve ne levizje elektoratin gri, dhe votave te PD mund ti bashkohen mbi 200 mije vota nese do jemi te afte te fitojme besimin e tyre.

Rruga e pare, jo vetem qe nuk arrin shumicen por eshte edhe e pasigurt, pasi neser pas largimit te Rames, LSI mund ti kthehet fare mire dashurise se saj per bashkim me PS dhe ne te rrime me gisht ne goje.

Rruga e dyte e frymes konservatore qe u shpall ne foltore dhe u perkrah nga demokratet, ne parim nuk eshte e pajtueshme me rrugen e pare, konservatorizmi e ka ves pragmatizmin, aq me teper kur ti deshiron te besh kompromis me parimet themelore te tij.

Rruga e pare jo vetem del me humbje, por edhe me faqe te nxire siç e kemi provuar dhe s’kemi zene mend.

Rruga e dyte na hap mundesine e fitores dhe me faqe te bardhe.

Kjo eshte arsyeja e reagimit tim te ashper, se kam nga tekat, e kam nga frika se do perfundojme keq, dhe po u futem ne ket rrugen e koalicionit me LSI, skemi kohe te kthehemi mbrapsht.

Ps: ata qe me.thone: çfare halli ke qe e kundershton
?!, kam hallin tone te perbashket, dhe me cfare shoh keta te S29 se ka hallin tone por hallin e vet si te garantojne mbijetesen ne politike.
Ka nje diferencen mes fjales dhe veprimit, nuk sjellin dem fjalet ime ndaj S29, por veprimet e S29 qe mund te na marrin ne qafe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.