Vrau në ’97 për 2000 dollarë borxh/ Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg (EMRI)
Elvison Dimo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.
45-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burgim. Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Elvison Dimo vrau në 1997 Sabri Bregasin në Patos për 2 mijë dollarë borxh që nuk ia kishte kthyer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



