E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima
Lajme

Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima

Policia e Vlorës, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore kanë bërë kontrolle blic në qytet. Si rezultat janë kapur 2 persona të shpallur në kërkim.

Sipas policisë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle blic për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kontrollet nga forcat operacionale të DVP Vlorë, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore.

Si rezultat i kontrolleve janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.