E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I akuzuar për falsifikim, SPAK merr në pyetje gjyqtarin e vetingut
Lajme

I akuzuar për falsifikim, SPAK merr në pyetje gjyqtarin e vetingut

Pasi u pezullua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, gjyqtari Ardian Hajdari është paraqitur sot në SPAK, ku është marrë edhe si i pandehur.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se gjyqtari është paraqitur në prokurorinë e posaçme mesditën e sotme, ku është marrë në pyetje.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit, i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.

Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t’u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes “falsifikimit të dokumenteve”. Hajdari u akuzua për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.