EMRI/ Ndërron jetë në spital shtetasi i arrestuar
Ka ndërruar jetë në spital një shtetas që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë. Korrespondentja e “Panorama.al” raporton se bëhet fjalë për shtetasin Ymer Bejkolli.
Ky i fundit gjatë orëve të natës kishte shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërrur jetë.
Ai ishte arrestuar për vjedhjen në disa objekte kulti, si kisha e xhami, në Korcë.
Pritet që trupi i pajetë t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



