E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I gjetën kanabis dhe mijëra paund e euro në shtëpi, në pranga nipi i Emiljano Shullazit
Lajme

I gjetën kanabis dhe mijëra paund e euro në shtëpi, në pranga nipi i Emiljano Shullazit

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 23-vjeçari Zela është djali i motrës së Shullazit. Ky i fundit aktualisht ndodhet në burg.

Sipas uniformave blu, Leonardo Zela shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi disa doza kanabisi.

Ai e kishte ndarë lëndën narkotike në 4 kavanozë qelqi. Policia sekuestroi një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara kanabisi.

Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti dhe një shumë prej 11.150 eurosh dhe 11 mijë paund.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.