E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron Tabakun: Do shkoj në gjykatë pasi të mbarojë hetimi nga SPAK për inceneratorët
Lajme

Rama paralajmëron Tabakun: Do shkoj në gjykatë pasi të mbarojë hetimi nga SPAK për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje, kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun.

Në një prononcim për mediat, Rama deklaroi se akuzat që ka ngritur Tabaku në drejtim të kryeministrit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë të rënda.

Kreu i qeverisë thotë se me Tabakun do të takohet në Gjykatë kur të përfundojnë hetimet e SPAK-ut lidhur me inceneratorët.

Pyetje: A do bëni padi për Luçiano Boçin që ju akuzoi si pjesë e grupit kriminal?

Rama: Do të marrim njëherë kohën që të mbarojnë gjithë hetimet nga SPAK, të çojmë të gjithë akuzat në gjykatë. Dhe pastaj sigurisht që çështjen e grupit të strukturuar kriminal do e trajtojmë në gjykatën përkatëse. Me siguri që për fat të keq, tani e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Zonja Tabaku është recitiviste për shpifje. Do duhet ta bëjë prapë pasi nuk ndodh në asnjë vend. Sado e tensionuar të jetë lufta politike, që një politikan dhe një parti politike, të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Sigurisht që jo përpara se sa të bëhet hetimi, jo i Komisionit, por hetimi i SPAK-ut, sigurisht që kjo do të shkojë në Gjykatë. Muaj të tërë rrokanis kokën e dynjasë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.