Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Laç, një person i plagosur. Pamjet nga vendi i ngjarjes
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqezimit të Rriles.
Burimet thanë se në aksident janë përfshirë dy automjete ‘Range Rover’ dhe një makinë Benz.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



