E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri ukrainas i Mbrojtjes sfidon Kremlinin: Ku janë ata që do pushtonin Kievin për 2 orë?!
Lajme

Ministri ukrainas i Mbrojtjes sfidon Kremlinin: Ku janë ata që do pushtonin Kievin për 2 orë?!

Qeveria e Ukrainës është duke vijuar rezistencën ushtarake ndaj Rusisë, si një luftë për të siguruar të ardhmen e Evropës.

Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov shprehu falënderim edhe mirënjohje për ushtarët, policët, stafin mjekësor dhe gjithashtu civilët që kanë marrë armët, raporton BBC. “Hidhni një sy përreth. Shumë e kanë mposhtur më në fund frikën dhe kanë guxuar të sfidojnë Kremlinin,” shkroi Reznikov.

Ai shtoi: “Ku janë të gjithë ata që premtuan se do të pushtonin Kievin brenda dy orësh? Unë nuk mund t’i shoh ata. Pa këtë ushtri dhe popullin tonë, Evropa nuk do të jetë kurrë e sigurt. Pa ne Evropa thjesht nuk do të ekzistojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.