E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DINAMIKA/Negociatat për ndërprerjen luftës, Kievi kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse
Lajme

DINAMIKA/Negociatat për ndërprerjen luftës, Kievi kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ministri Lavrov mori vendimin për shkak të ndalimit të udhëtimit të avionëve rus në hapësirës ajrore të Bashkimit Europian.

Raportohet se avioni i Lavrov nuk mund të kalojë nëpër hapësirën ajrore që BE-ja e ka mbyllur për linjat ajrore ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.

14:47: Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për 36 vende.

Sipas agjencisë, vendimi është marrë në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga shtetet evropiane për transportuesit ose fluturimet nga Rusia.

13:00: Dalin fotot nga bisedimet Rusi-Ukrainë

Ky është momenti kur delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi me një helikopter ushtarak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.