E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sako 200 mijë euro të tjera për Zoton
Lajme

Sako 200 mijë euro të tjera për Zoton

Fillimi i pranverës ka ngrohur financat e koncensionarit të landfillit të Sharrës me rreth 200 mijë euro të tjera nga Bashkia e Durrësit, ndërkohë që banorët e qytetit bregdetar po përballen me trefishimin e tarifave të pastrimit. Kryetarja në detyrë e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka nënshkruar faturën me vlerë mbi 190 milionë lekë të vjetra për depozitimin e mbeturina urbane për shoqërinë “Integrated Energy BV”, e cila ka fituar kontratën koncensionare në kohën që Klodian Zoto ishte zyrtarisht  drejtor i saj.

Kompania që menaxhon landfillin e Sharrës, në Tiranë, ishte objekt i hetimit parlamentar për “aferën e inceneratorëve”, megjithëse rezultatet duket se nuk ishin aspak shpresëdhënëse për zbulimin e skandalit më të madh financiar të dekadave të fundit në Shqipëri.Kryetarja në detyrë e Durrësit, Sako, u tregua e vendosur se Bashkia do të vijojë të paguajë kompaninë private të landfillit në Tiranë, pavarësisht dyshimeve se ajo, ashtu si simotrat e saj në Elbasan e Tiranë është përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash dhe korrupsioni.Sako është shkëputur disi nga fushata e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit për të kryer pagesën për “Integrated Energy BV”.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit konfirmojnë pagesën, në vlerë të saktë 191 milionë e 964 mijë lekë të vjetra, të cilat kanë mbërritur në llogaritë e koncensionarit të Sharrës në 1 mars 2022.Bashkia e Durrësit nënshkroi në Tetor 2021 kontratë për depozitimin e mbetjeve urbane në 10 vitet e ardhshme, me vlerë 50 milionë euro.Pas nënshkrimit të kontratës, Këshilli Bashkiak i Durrësit, me propozimin e Sakos, u detyrua që të shumëfishojë tarifat e pastrimit për familjet dhe bizneset e qytetit bregdetar.Rritja e faturës së pastrimit ishte një goditje e rëndë për durrsakët, të cilët u përballën me dy sfida të rënda për ekzistencë-tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe bllokimin nga pandemia covid-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.