Shikoni gëzimin në sytë e ukrainasve pasi kanë marrë një tank të pushtuesve rusë
Këto janë pamjet e disa prej anëtarëve të Forcës së Mbrojtjes Territoriale në Ukrainë në momentet e tyre të gëzimit pasi kanë marrë një tank të pushtuesve rusë.
Video është regjistruar pranë Kharkiv dhe është publikuar në Telegram.
Ndërkohë që pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e tetë të tij.
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës mbrëmjen e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes.
Të paktën katër shpërthime të mëdha rreth orës 03:00 me orën lokale ndriçuan qiellin.
Është e paqartë se cilat ishin objektivat e sulmit, apo sa njerëz kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimet erdhën disa orë pasi një shpërthim masiv pranë stacionit qendror të trenit të Kievit tronditi qytetin.
Këto janë pamjet e disa prej anëtarëve të Forcës së Mbrojtjes Territoriale në Ukrainë në momentet e tyre të gëzimit pasi kanë marrë një tank të pushtuesve rusë.
Video është regjistruar pranë Kharkiv dhe është publikuar në Telegram.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



