E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina publikon humbjet e ushtrisë ruse: Janë vrarë ose plagosur 9 mijë ushtarë dhe janë shkatërruar 217 tanke
Lajme

Ukraina publikon humbjet e ushtrisë ruse: Janë vrarë ose plagosur 9 mijë ushtarë dhe janë shkatërruar 217 tanke

Autoritetet ukrainase kanë përditësuar të dhënat mbi dëmet e shkaktuara ndaj forcave ruse.

1

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bën me dije se rreth 9 mijë persona, pjesë e personelit rus janë vrarë ose plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se forcat ukrainase kanë shkatërruar:

217 tanke

90 sisteme artilerie

31 helikopterë

30 avionë ose avionë të tjerë

Nga ana e saj, Rusia dha dje për herë të parë një numër specifik të viktimave që kishte pësuar nga lufta në Ukrainë, ku pohoi se 498 ushtarë rusë kishin vdekur dhe gati 1600 të tjerë ishin plagosur.

Vlen të kujtohet se qindra civilë kanë vdekur tashmë në konflikt, me paralajmërimet për një krizë humanitare që është vetëm në rritje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.