E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi urgjent i NATO-s, flet Stoltenberg: Bombardimi i centralit bërthamor tregon…
Lajme

Takimi urgjent i NATO-s, flet Stoltenberg: Bombardimi i centralit bërthamor tregon…

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s po mblidhen në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Në fjalën e tij hyrëse, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe bombadriin e një nga centraleve bërthamore më të mëdha në Evropë, gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premte.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia është tani nën kontrollin rus.

“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin mbi një central bërthamor.

Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte, rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, është shprehur Jens Stoltenberg, raporton BBC.

Më herët nënkryetari i Bashkisë së qytetit-port në jug të Ukrainës, Sergei Orlov tha për BBC: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët tanë me sulme nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal – është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombeve më të mëdha evropiane.

Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq.

Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putinin ose të paktën të mbyllin hapësirën tonë ajrore për të na mbrojtur nga sulmet nga qielli”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.