OKB hetim për krimet kundër njerëzimit nga trupat ruse
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar me shumicë dërrmuese për një rezolutë që dënon shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato.
Vetëm shteti i Eritrea votoi me Rusinë kundër rezolutës nga Ukraina, ndërsa të tjerë 13 abstenuan.
Ambasadorja e Ukrainës në OKB, Yevheniia Filipenko, tha se kishte “prova të pakundërshtueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, si dhe krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit nga Rusia”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



