Selena Gomez në një lidhje me biznesmenin shqiptar?
fillim të kësaj jave, Selena Gomez u pa në koncertin e Dua Lipa-s në New York me biznesmenin Zen Matoshi, duke bërë që disa fansa të pyesin se çfarë po ndodhte mes tyre.

E teksa emri i tij lakohet në çdo media botërore, “Panorama Plus” ka vënë re se Zen Matoshi është me origjinë shqiptare. Madje, ai është një nga organizatorët e “Sunny Hill”, festivali i përvitshëm që Dua Lipa organizon në Kosovë.
Pavarësisht çdo thashethemi, një burim i afërt me Selenën ka treguar ekskluzivisht për E!News se dalja e tyre ishte thjesht miqësore. “Ata janë miq”, ka thënë burimi. “Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës.”
Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau postoi një video në Instastory që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.


Por duket se Selena nuk është në kërkim të dashurisë për momentin dhe po fokusohet në shfaqjen e saj “Only Murders in the Building” dhe biznes. “Selena është e lumtur beqare tani.”- sipas E!News.
Në shtator 2020, themeluesja e “Rare Beauty” u shpreh se thjesht nuk e ka dashurinë në tru. “Është thjesht qesharake sepse dëshoj gjëra që thonë se dua një të dashur dhe gjëra të tjera…Megjithatë nuk e kisha menduar vërtet këtë”, tha Selena. “Djemtë kanë shumë punë”. Këngëtarja e “Bad Liar” vazhdoi duke shtuar: “Çdo ish-i im mendon se jam e çmendur, ndaj nuk më intereson”.
Romancat e kaluara të artistes përfshijnë lidhjen e saj me Justin Bieber, e cila u krijua për herë të parë në 2011 dhe përfundoi në 2018. Selena gjithashtu doli me The Weeknd nga janari deri në tetor 2017.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



