E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 6 marsit? Basha: Kushdo që më kërkon…
Politikë

A do japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 6 marsit? Basha: Kushdo që më kërkon…

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit u zhvilluan në kushtet e një anomaliteti. I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen pas rezultateve të ulëta, Basha shprehet se “kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet”.

Për më tepër Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjëherë në jetën e tij, por është bërë dëshmitar i masakrave zgjedhore.

“Ajo që PD ka për detyrë, është të lexojë mirë se çfarë do të thotë niveli i ulët pjesëmarrjes. Gjithçka që është paragjykim nuk çon tek përmirësimi. Qytetarët e kanë humbur besimin tek vota. Dy janë drejtimet kryesore që do ecim. Drejtimi i parë është ajo që kemi nisur, reforma zgjedhore për të zgjedhur politikanë. Një reflektim i brendshëm që PD të jetë hapësira që shqiptarët të thonë mendimin e tyre. Të jetë forca politika që përmes një sistemi të lirë dhe të ndershëm, të bëjë çdo gjë realitet. Konstatimet që doni të bëni sot. 30% e shqiptarëve morën pjesë në votime. Tani nëse dëshironi të bëni analizën, këto janë faktet.

Bandat janë përfshrië. Një rast PD-së iu mohuan komisionerët. Këto zbehen nga braktisja e oprocesit të 6 marsit. Pjesë e përgjegjësisë është dhe lufta, sulmet e dengrimi që i është bërë PD-së. Unë jam i vendosur që PD ta kthejë këtë situatë. 30% që t’jua them qartë, 70% i kanë braktisur. Ato mund të jenë administrate lokale. Koha për konkluzionet nuk është sot. Bëni analizën në fillim, dëgjoni analizën që ju jap. Reformë zgjedhore dhe vazhdimin dhe përshpejtimin e reformës brenda Partisë Demokratike. Reformimi do bëhet në çdo nivel.

Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar e për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike. PD nuk është pronë personale. Propagandës dua të them që nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për fatin e tyre personal. Kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet” – tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.