E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet xhaxhai i Greta Koçit, ja si i mashtronte qytetarët në emër të këngëtares…
Uncategorized

Arrestohet xhaxhai i Greta Koçit, ja si i mashtronte qytetarët në emër të këngëtares…

Mësohet se xhaxhai i motrave këngëtare, Greta dhe Eni Koçi, është arrestuar dhe akuzohet se ka mashtruar disa persona se do t’u siguronte viza për në Kanada, në këmbim të parave.

Gazeta Shqiptare, raporton se Zoti Koçi i kishte premtuar pesë personave se do t’i paraqiste si pjesë e grupit muzikor të mbesës së tij, Greta Koçi, për të marrë vizë për në Kanada, meqenëse këngëtarja do të këndonte në atë shtet. Këta shtetas kanë paguar rreth 3 mijë euro, por kur nuk kanë arritur të lidhen më me xhaxhain e këngëtares, e kanë kallzuar atë në prokurori.

Këngëtarja Greta Koçi do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.