E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Binaj i drejtohet qeverisë:“Të varfrit duhet të hanë bukë dhe patronazhistët mos hanë më m*t”
Lajme

Florian Binaj i drejtohet qeverisë:“Të varfrit duhet të hanë bukë dhe patronazhistët mos hanë më m*t”

Aktori i humorit Florian Binaj për të tretën ditë më radhë ka qenë pjesë e protestës para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Në fjalën e tij para qytetarëve, aktori tha se qeveria ka nxjerrë në fushë beteja patronazhistët për të penguar protestat.

“Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti.

E kemi edhe KM edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhitët të mos hanë më mut.

Edhe një gjë i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh”, tha Binaj.

 “Korrupsioni na ka rrënuar, jemi të varfër nga abuzimet!”- Aktivistja thirrje qytetarëve: Mos u mjaftoni me retorikë, të vijojmë protestat deri sa të merren masat konkrete 

Nga protesta përballë kryeministrisë, një aktiviste u kërkoi protestuesve të qëndrojnë të bashkuar deri në momentin që qeveria të miratojë një plan konkret masash për uljen e barrës fiskale dhe jo të mjaftohen me retorikën e kryeministrit Rama.


Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë dhe po mat pulsin e qytetarëve se sa ata do të angazhohen në protesta, ndaj sipas saj tubimet nuk duhet të ndalen. 

“Mbahuni tha kryeministri, shtrëngohuni tha. Çfarë ndodh nëse shtrëngohemi ne, do të ulet konsumi dhe biznesi do të kalojë në krizë. Kryeministri tha t’ua heq nga karburanti t’ua vendosë te rrogat. Jo ore, jo! Ne duam të na i heqësh.

Ne duam që plani të zbatohet sipas ligjit. Jo me kërcënime, por me ligj.

Ne duam masa, të cilat të kenë impakt konkret, jo masa që mbase do merren kur të dojë qeveria. Korrupsioni na ka rrënuar, keqqeverisja na ka rrënuar, ne jemi njerëz të varfër nga abuzimet.

Miq qeveria është duke pritur ende a e kemi ne seriozisht. Ne duhet ta kemi seriozisht pasi qeveria jonë do na lërë në rënie të lirë.

Nuk duhet të gënjehemi nga retorika ku flitet për gjithçka dhe nuk thuhet asgjë. Ne duam masa konkrete”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.