E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimeve/ Tabaku: Rama ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë
Lajme

Rritja e çmimeve/ Tabaku: Rama ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë

Për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe për t’i gënjyer.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas paketes se prezantuar nga kryeministri Edi Rama te rezistences sociale, per te ndihmuar qytetaret pas rritjes se cmimeve.

“I hedh hi sy shqiptareve. 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët”, thekson ne reagimin e saj Tabaku.

“Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm”, propozon Tabaku.

POSTIMI I PLOTE

📌 Fasada e ndihmës së Ramës!

Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera.

Inflacioni po prek nivele të pamenduara!

Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët.

Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.

Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria I merr për tia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera.

Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.

Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë.

Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!

#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarkia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.