E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin nga detyra të Dukës dhe 2 zyrtarëve të tjerë të FSHF
Lajme

Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin nga detyra të Dukës dhe 2 zyrtarëve të tjerë të FSHF

Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi pezullimin nga detyra të Dukës dhe 2 zyrtarëve të tjerë të FSHF. Duka akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për shkak të manipulimeve që u bënë me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme kërkesa e Dukës për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Gentian Shala u rrëzua dhe u vendos që seanca të vazhdojë me të njëjtin gjyqtar. Vendimi për rrëzimin e kërkesës u bë nga gjyqtari Ilir Toska, i cili tha se nuk ka asnjë konflikt.

Të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme.

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës.

Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi që procesi të mbahet më 15 mars.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.