E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tym e flakë në pyll/ Dalin pamjet nga vendi ku u rrëzua avioni me 132 pasagjerë, copëzat e Boeing të shpërndara në zonë
Lajme

Tym e flakë në pyll/ Dalin pamjet nga vendi ku u rrëzua avioni me 132 pasagjerë, copëzat e Boeing të shpërndara në zonë

Në videot e publikuara në Twitter shihen momentet kur nga mali ku u rrëzua avioni nis të dalë tym dhe më pas flakë.

Ndërsa në pamje të tjera pranë vendit të ngjarjes shihen copëza të Boeing të shpërndara në tokë.

Në bord ishin 123 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAA), ndërsa fati i tyre nuk dihet ende.

Boeing 737-800 u rrëzua në një rajon malor në Wuzhou. Avioni u nis nga Kunming në orën lokale 13:11 (05:11 GMT) dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Guangzhou në orën lokale 15:05 (07:11 GMT).

Mësohet se Boeing po udhëtonte prej më shumë se një ore dhe ishte afër destinacionit, ndërsa nuk duhen ende shkaqet e zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.