Berisha: Rikthimi te vota e lirë dhe njohja e kontributeve të secilit, rruga e vetme që sjell bashkimin dhe fitoren e PD
Lideri historik i PD, Sali Berisha shprehet përmes një deklarate se bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre, është përparësia e PD.
Berisha thotë se “rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD”.
Deklarata
Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



