E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla replikon me Alibeajn për propozimet e PD: Shumë është më e vogël se paketa e Qeverisë!
Lajme

Balla replikon me Alibeajn për propozimet e PD: Shumë është më e vogël se paketa e Qeverisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla akuzoi opozitën se projekt-rezoluta e saj për të ndihmuar shqiptarët për rritjen e çmimeve, është rast unikal më botë sipas tij, pasi propozohet një shumë më e vogël se ajo që ka miratuar qeveria.

Balla tha se qeveria bëri një llogari për propozimet e opozitës, ndërkohë që tha se shifra që propozohet është shumë herë më e ulët se ajo që ka miratua Këshilli i Ministrave, që sipas tij kap vlerën e 350 milionë dollarëve.

Kreu I Grupit të PS-së u shpreh se nuk do të hiqet taksa e naftës, pasi sipas tij shqiptarët nuk I kanë votuar për të bërë ligje për vete, por për të ndihmuar ata që udhëtojnë me autobus.

Balla tha se ai dhe deputetët e tjerë do ta paguajnë njolloje çmimin e naftës, ndërsa shtoi se do subvencionohet bileta e urbanit për qytetarët.

“ Është rast unikal në botë që paketa që propozuar nga opozita është shumë larg dhe shumë më e vogël se paketa e qeverisë. Paketa e qeverisë është 350 milionë dollarë, kurse ju nuk dhatë një shifër për ato që propozoni në projekt-rezolutë. Këtu kishte një propozim që të hiqet taksa e qarkullimit. Jo mor zoti Alibeaj.

Unë dhe ti do vazhdojmë të paguajmë taksën. Ndërsa të gjithë qytetarët shqiptarë që lëvizin me urban ne do ua ruajmë tarifën e biletës. Ne kemi marrë masa si ata që udhëtojmë me autobus të mos u preket tarifa. Unë dhe ti do vazhdojmë të paguajmë çmimin sipas tregut”, tha Balla.

Ai shtoi më tej, duke thënë se: “Për ata që kanë paga më të larta ka ardhur koha të heqin dorë nga ndonjë salltanet. Ju keni ardhur këtu me një paketë që si i varfëri dhe i pasuri të përballen njësoj. Ne jemi PS dhe për ne rëndësi kanë ata që janë më të varfër. Ju thoni të heqim TVSH e mallrave të shportës. Ju e dini që 60% e produkteve në dyqanet ku shiten mallrat e shportës janë pa TVSH. Ju nuk e dini por duhet të vazhdoni të mësoni. Një pjesë e madhe e qytetarëve në këtë vend paguajnë zero %.

Ajo që na dallon me ju të sheshtët që keni llomotitur për 9 vjet për oligarkët ju themi se ne jemi ajo qeveria që oligarkun e tatojmë më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Kush fiton më shumë do mbajë peshë më shumë dhe kush fiton më pak do mbajë peshë më pak ose aspak. Edhe paketën që sollët sot e sollët me probleme të mëdha sepse ju doni që edhe deputetët edhe ministrat të paguajnë njësoj. Ne themi që të varfëritë do ia japim paratë në dorë, ju të tjerët paguajeni. Kjo është Partia Socialiste”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.