E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtarët e PD-së mbajnë mbledhjen në Këshillin e Mandateve pa prezencën e maxhorancës
Lajme

Anëtarët e PD-së mbajnë mbledhjen në Këshillin e Mandateve pa prezencën e maxhorancës

Zbulojnë trukun e PS-së që mund t’i vijë në ndihmë Alqi Bllakos

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi pasditen e kësaj të mërkure se mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin Alqi Bllako, e parashikuar për në orën 18:00, nuk do të mbahej pasi me dorëheqjen e deputetit bie objekti i shqyrtimit të komisionit.

Megjithatë përfaqësuesit e PD-së në komision kanë mbajtur mbledhjen pa prezencën e mazhorancës, ku kanë firmosur dhe procesverbalin.

Në procesverbal theksohet se mbledhja është e vlefshme, pasi anulimi i saj është jashtë kompetencave të kryetares së Kuvendit.

Sipas PD shmangia e mbledhjes e fut procesin penal në kurthe proceduriale të cilat mund të shfrytëzohen më pas nga i pandehuri.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.