E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pentagoni: Trupat ruse në Ukrainë po “ripozicionohen”
Lajme

Pentagoni: Trupat ruse në Ukrainë po “ripozicionohen”

Në përshkrimin më specifik të forcave ruse që po largohen nga Kievi, Pentagoni tha të mërkuren se “më pak se 20 për qind” e kontingjentit të trupave ruse në afërsi të kryeqytetit ukrainas kanë filluar të “ripozicionohen”.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby nuk dha hollësi të tjera lidhur me numrin e trupave që përbëjnë këtë kontigjent. Ai tha se trupat që kanë filluar të largohen nga Kievi ishin në afërsi të aeroportit Hostomel në veriperëndim të Kievit.

Zoti Kirby tha se duket se Rusia po i tërheq trupat nga Kievi për t’i rifurnizuar dhe riorganizuar ato në përgatitje të operacioneve të tjera në Ukrainë, jo për t’i dërguar ato në Rusi.

Zyrtarët e Moskës thanë në fillim të kësaj jave se po reduktonin ndjeshëm operacionet ushtarake rreth Kievit si një gjest për të çuar përpara bisedimet e paqes. Por zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë shprehur skepticizëm rreth synimeve ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.