E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PS Alqi Bllako në izolimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës prej orës 3 të mëngjesit
Lajme

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako në izolimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës prej orës 3 të mëngjesit

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako, i dyshuar për dy vepra penale në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit, ndodhet që prej orës 3 të mëngjesit të 1 prillit në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka konfirmuar për Panorama, drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

Sipas procedurës, pritet që Bllako të dalë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rivlerësim të masës së sigurisë.

Nëse gjykata nuk e ndryshon masën e sigurisë “arrest me burg” që ka kërkuar SPAK, ish deputeti do të duhet të dërgohet në ambientet e paraburgimit, në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Sipas burimeve të “Panorama“, të pakonfirmuara zyrtarisht, ish-deputeti Alqi Bllako mund të dërgohet në burgun “313” në kryeqytet.

Në këtë burg u dërgua fillimisht edhe ish ministri Saimir Tahiri, pas vendimit të gjykatës që e shpalli fajtor dhe e dënoi me tre vite e 4 muaj burg.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit doli me një njoftim për media mëngjesin e 1 prillit, ku tha se “informojmë publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme”.

“Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, vijonte njoftimi sqarues i Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.