E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në autostradë/ Mësohet identiteti  i viktimës qê mbeti i vrarë
Lajme

Atentati në autostradë/ Mësohet identiteti i viktimës qê mbeti i vrarë

Burime nga policia bëjnë të ditur se makina ndaj të cilës u qëllua është marrë me qira në Rinas.

Mësohet po ashtu, se shtetasi Hekuran Xhixha e ka shitur makinën në Rinas, pikërisht në qendrën ku jepen mjete me qira.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur Iljaz Cali, i cili dyshohet se është qëlluar nga një automjet tjetër i cili ishte në lëvizje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bllokuar edhe qarkullimin në autostradë.

Blutë e Tiranës bënë të ditur se në bashkëpunim me policinë Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.