Gjykata lë në burg babain që dyshohet se abuzoi me vajzën e mitur
Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për 61 vjeçarin Jani Kallanxhi i cili u arrestua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual.
Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të moshës 8-vjeçare.
Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurise, 61-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës së tij dhe nuk e ka ngacmuar seksualisht.
“Unë jam kujdesur për vajzen time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur 61-vjecari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



