E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dinamika, errësira  ndihmoi autorët
Lajme

Zbardhet dinamika, errësira ndihmoi autorët

Dalin në dritë detaje në lidhje me atentatin që iu bë Iljaz Çalit mbrëmë në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.

Për pasojë, 37-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pak para mesnate. Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, ndërsa automjeti tip “Land Rover”, i drejtuar prej Çalit është përplasur me bordurën e rrugës dhe ka vijuar të lëvizë pa kontroll për disa metra.

Policia mendoi se kishte të bënte me një aksident, ndërkohë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ku u gjetën edhe gëzhoja plumbash, u konstatua se kishin të bënin me një vrasje.

Viktima ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt banesës së tij në fshatin Rinas i Ri. Po ashtu pati dyshime se në automjet ka pasur edhe një person tjetër, pasi e pasagjerit u gjet e hapur. Por më pas rezultoi se viktima udhëtonte i vetëm, ndërsa në mjet nuk u gjet asnjë send i paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular i viktimës, për të zbardhur më tej detaje të mundshme rreth ngjarjes, nëse kemi të bëjmë me një pritë, apo ndonjë konflikt të pazbardhur. Nga këqyrja e mjetit, ai ka pasur dëmtime në anën e djathtë të tij, si dhe në xhamin e përparmë.

Duke u ndalur te autorët e ngjarjes, mendohet se ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet prej të cilit dyshohet se edhe kanë qëlluar teksa kanë qenë në lëvizje. Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, familjarë apo dhe shokë të viktimës.

Hetuesit do ta kenë të vështirë identifikimin e autorëve pasi, kur ka ndodhur atentati, kanë qenë fikur edhe dritat e autostradës, në kuadër të nismës që ka marrë qëveria për kursimin e energjisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.