E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Albin Kurti takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë
Lajme

Kryeministri Albin Kurti takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Takimi i sotëm përkoi me përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi gjatë takimit të tyre kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri.

Përgjatë takimit, ata folën edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ku u veçua ajo mbi lejeqëndrimet, e cila po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar.

Këto tre marrëveshje hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.