Berisha paralajmëron protestë “kundër diskriminimit racor e krahinor” para KPK
Një
protestë kundër diskriminimit rracor është paralajmëruar ditën e premte përpara zyrave të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit në Tiranë.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet e ditur se tubimi do të zhvillohet nesër në orën 12 në zyra e KPK-së, te ish ministria e Kulturës te Rruga e Kavajës.
Protesta është mbështetur edhe nga ish kryeministri Berisha, i cili pasi shpërndan njoftimin për protestën shkruan: “Proteste e fuqishme qytetare kunder diskriminimit racor, fetar, krahinor nga zyrtaret bandit te narkoshtetit te Edi Rames”.
Protesta vjen pak ditë pasi gjatë një seance të vetingut në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka zbardhur një prej mesazheve që anëtarja e vetingut Genta Bungo, ka dërguar duke paragjykuar prejardhjen e magjistratëve.

“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ça të duhet, ajo qeshi ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”-deklaroi Imeraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



