Presidentja e Komisionit Europian viziton qytetin e Bucha: E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur kët
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore.

Pak ditë më parë ky qytet u bë shënjestër e sulmeve mizore ruse dhe trupat e civilëve u gjetën në rrugë pas tërheqjes së ushtarëve rusë.
Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e këtij sulmi për të t’ia hedhur më pas fajin trupave të saj.
Megjithatë sipas BBC, ka prova të shumta se autor i këtij sulmi ishte rusia.
“Është e paimagjinueshme kjo që ka ndodhur këtu” tha Von der Leyen gjatë vizitës së saj. “Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, u shpreh ajo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



