E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë po ndodh në Shëngjin? Pulat e ngordhura mbushin bregdetin e Ranës së Hedhun
Publik News

Çfarë po ndodh në Shëngjin? Pulat e ngordhura mbushin bregdetin e Ranës së Hedhun

Një duzinë pulash të ngordhura janë gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Ranës së hedhur në Shëngjin.

Nuk ka infomacione se pse ka ndodhur ky fenomen dhe për momentin asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk është në terren.

Ky fenomen ka ndodhur në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë.

Deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur më herët se situata me gripin e shpendëve po monitorohej në të gjithë vendin, ndërsa janë 5 vatra aktive, përkatësisht në Korçë, Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Dibër.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.