Përmbaruesi Alimadhi përfitoi përmes vjedhjes 32 mijë euro
Detaje të reja nga arrestimi i vëllait të ish -deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Adriatik Alimadhi.
Vëllati i ish-deputetit, Fatos Alimadhi, është arrestuar edhe në vitin 2018 për “shpërdorim detyre”.
Në atë vit ai u akuzua se përfitoi nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti.
Ndërsa në 2015 Fatos Alimadhi është gjykuar për mashtrim, pasi i ka marrë 4,5 milionë lekë të reja të disa qytetarëve që kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



