E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Ukrainës i vendosur: S’do t’i jap territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Presidenti i Ukrainës i vendosur: S’do t’i jap territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për CNN-in ka thënë se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territori i saj në pjesën lindore për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky ka thënë se ushtria e Ukrainës është e përgatitur të luftojë me forcat ruse në rajonin e Donbasit, ndërsa ka shtuar se kjo betejë mund të ndikojë në kursin e gjithë luftës.

Më tej presidenti Ukrainës u shpreh se nuk ka garanci që Rusia nuk do të tentojë sërish ta pushtojë Kievin nëse arrin ta marrë Donbasin.

“Për këtë arsye është shumë me rëndësi për ne që të mos i lejojmë ata të qëndrojnë në tokën tonë, pasi kjo betejë për Donbasin, mund të ndikojë në kursin e gjithë luftës. Nuk i besoj ushtrisë ruse dhe lidershpit rus. Për këtë e kuptojmë se faktin që ata janë larguar nga Kievi, nuk do të thotë se nëse arrijnë ta kapin Donbasin, nuk do të kthehen sërish në drejtim të Kievit”, tha Zelensky.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.