Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin e Agron Zhukrit për statutin e PD
Apeli e merr në shqyrtim
Gjykata e Apelit të Tiranës ka marrë në shqyrtimin ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si drejtues të selisë blu.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Blerina Muça. Tashmë vendimi do të rigjykohet edhe njëherë në shkallën e parë por me një tjetër trupë gjykuese.
Njofimi
Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:
– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
– Kunder vendimit nuk lejohet ankim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



