Ndërron jetë në spital 67-vjeçari që u përplas nga një kamionçinë
Ka ndërruar jetë në spital, Konstandin Sylari, i cili u përplas nga një kamionçine teksa po udhëtonte me motoçikletë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Lushnje, në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes.
Mjjeti tip kamionçinë me targa LU 9549 B përplasi motoçikletën me të cilën po udhëtonte 67-vjeçari.
Fillimisht ai u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëce të marra.
Mësohet se drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Lushnjë
Informacion paraprak
Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



